Infektohet stafi i spitalit, s’pranojnë më asnjë rast

30 mars 2020 | 10:11

Një spital në qytetin verior gjerman të Wolfsburgut ka ndaluar pranimin e pothuajse të gjithë pacientëve të rinj sepse disa anëtarë të stafit kanë dalë pozitivë pas testimit për koronavirus.

Asnjë pacient i ri nuk do të pranohet , përveç njësisë së urgjencës pediatrike dhe dhomës së lindjes, është thënë në njoftimin e spitalit Klinikum Wolfsburg.

Të gjithë pacientët e tjerë do të drejtohen drejt spitaleve të tjerë në rajon.

Vizitorët po kufizohen, gjithashtu. Vetëm nënat që lindin mund të kenë një vizitor me vete për mbështetje, thuhet në deklaratën e spitalit.

Gjermania aktualisht ka më shumë se 62 400 raste të konfirmuara me koronavirus, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti Johns Hopkins.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar se BE-ja po i…