Kryeministri italian: Italia është mesazhi më i dobishëm për gjithë botën

30 mars 2020 | 10:05

Kryeministri italian Giuseppe Conte ka paralajmëruar se BE-ja po i afrohet një pike kthimi në lidhje me besimin e qytetarëve të saj.

Në një intervistë për gazetën spanjolle “El Pais”, Conte tha se Evropa duhet të reagojë për të shmangur gabime tragjike.

“Ne jemi duke kufizuar të drejtat kushtetuese të qytetarëve tanë dhe Evropa duhet të reagojë duke shmangur gabimet tragjike. Ose të veprojë tani ose do të humbasë përgjithmonë.  Pesë javë, 10 779 të vdekur dhe më shumë se 73.800 të infektuar. Italia është mesazhi më i dobishëm i së ardhmes për vendet si Spanja”, tha Conte.

Ekspertët, tha Conte, janë ende të kujdesshëm, por është e arsyeshme të mendojmë se jemi afër pikut.

“Të shtunën ne tejkaluam 10 mijë viktima, por në të njëjtën kohë kishim numrin rekord të të shëruarve, 1 434. Dua të shpreh solidaritet me qeverinë spanjolle dhe popullin e saj. Është një dramë që ne e njohim shumë mirë. Ne dëshirojmë të dalim nga kjo krizë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të ndihmojmë vendet e tjera si Spanja”, u shpreh kryeministri italiane.

Conte u shpreh se kufizimet në Itali do të lehtësohen gradualisht kur kurba të fillojë të zbresë.

“Disa vende nuk i kuptojnë kufizimet e forta që do të prodhojë kjo emergjencë në sferën ekonomike. Numrat janë në rritje në të gjitha vendet. Kjo emergjencë shëndetësore dhe ekonomike do ta prekë gjithë BE-në”, tha ai. /Ora News.tv/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Agron Demi e ka quajtur bastardim të parlamentarizmit interpretimin…