Të gjithë hapat do t’i marr në bazë të Kushtetutës

30 mars 2020 | 11:48

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot, para pak çastesh, ambasadorët e QUINT-it dhe atë të BE-së në Prishtinë, për t’i informuar për hapat që do t’i ndërmarrë pas mocionit për qeverinë në dorëheqje.

Në këtë takim ishin ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ambasadori i Britanisë së Madhe, ambasadori i Gjermanisë, ambasadorja e Francës, ambasadori i Italisë dhe shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Presidenti në takim tha se do t’i marrë të gjitha hapat në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Pas shkarkimit të Qeverisë nga Kuvendi i Kosovës, më 25 mars, do të marr hapa gjithnjë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, me ligjet e Kosovës dhe me detyrat si president i Republikës së Kosovës”, citohet të ketë thënë Thaçi.

Presidenti shtoi se gjatë kësaj jave do të ketë konsultime me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Ai ka thënë se do të vendosë për opsionin më të mirë për të dalë nga situata në të cilën jemi futur, pas shkarkimit të Qeverisë së Kosovës.

Kreu i shtetit ka theksuar se Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik dhe qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik.

Shkrimi i tij:

Pas votimit të mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së Kosovës, sot kisha një takim me ambasadorët e shteteve të Kuintit dhe me atë të BE-së.

Ambasadorët i informova se gjatë kësaj jave do t’i fillojë konsultimet me të gjitha partitë parlamentare, për t’i marrë sugjerimet dhe këshillat e tyre se cilën rrugë duhet ndjekur, duke u bazuar në Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Si President i Republikës së Kosovës do të vendosë për opsionin më të mirë për të dalë nga kjo situatë. Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik e qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik. HTH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga kamerierët e mbretëreshës Elisabeth II është infektuar me…