Një fotografi nga Italia vjen me plot optimizëm
31 mars 2020
| 11:40
Në Parma, për herë të parë, dhoma e urgjencës është boshatisur, raportoi komisari rajonal për Urgjencën Shëndetësore, Sergio Venturi.
Departamenti i Urgjencës në Spitalin Maggiore në Parma konfirmoi uljen e numrit të të prekurve nga COVID 19, uljen e fluksit të punës dhe përmirësimin e situatës në të cilën Italia po përballet.
Në Emilia-Romagna shërbimi i ambulancës ka rënë në mënyrë të përgjithshme. Në Piacenza të dielën ka pasur vetëm 57 shërbime të ambulancës, shifra më e ulët që nga 4 marsi. Kulmi ishte më 16 mars me 157 shërbime. /Oranews/



