Haradinaj: Qeveria shkeli Kushtetutën për ta uzurpuar pushtetin

14 prill 2020 | 00:08

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se me masat e reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në emër të parandalimit të Covid-19 dhe menaxhimit të gjendjes në vend, rendi kushtetues është cenuar rëndë.

“Qeveria e Kosovës me këtë vendim antikushtetues, ka uzurpuar pushtetin. Duke e injoruar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, Qeveria ka cenuar rëndë liritë dhe të drejtat e njeriut. Veprimet antikushtetuese, me gjithë gjendjen e krijuar nga pandemia, nuk mund të tolerohen. Kosova është Republikë parlamentare dhe kushtetuese dhe çdo ndërhyrje ose uzurpim pushteti është i dënueshëm”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka reaguar…