Mustafa e pyet Kurtin: Si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit?

14 prill 2020 | 10:15

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, me një shkrim të shkurtër të publikuar në “Facebook” para pak çastesh, e ka pyetur kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, se me vendimin e ri të Ministrisë së Shëndetësisë e të qeverisë, si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit kur ata nuk guxojnë të dalin nga shtëpia.

“A ka qeveria në detyrë përgjigje, si do t’i mbjellin arat e tyre bujqit kur ata nuk guxojnë të dalin nga shtëpia? Apo kemi hequr dorë nga tokat tona”, ka shkruar Mustafa me ironi në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në Klinikën Infektive të QKUK-së janë të shtrirë për mjekim…