‘BE-ja duhet të mësojë nga pandemia për të krijuar një sistem qeverisës më elastik’
16 prill 2020
| 12:20
Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka thënë se BE-ja duhet të mësojë nga pandemia e koronavirusit “për të përmirësuar gatishmërinë tonë, dhe koordinimin tonë.”
“Ne duhet të zhvillojmë një sistem qeverisës më elastik, ndërsa të mbështesim parimet e solidaritetit, unitetit dhe vlerave themelore të lirisë, sundimit të ligjit në zemër të BE-së
“Virusi nuk njeh kufij dhe godet të gjitha kombet, BE si aktor global ka një përgjegjësi të ndihmojë në krijimin e një përgjigje globale”, ka thënë Michel, raporton “CNN”.
Ai gjithashtu ka thënë se BE duhet të vazhdojë të promovojë multilateralizmin dhe “të ndihmojë partnerët tanë, qofshin ata fqinjët tanë të afërt ose partnerët tanë afrikanë”.



