BE-ja mirëpret bashkëpunimin mes të ministrave të shëndetësisë së Kosovës dhe Serbisë

17 prill 2020 | 14:36

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka mirëpritur bisedën midis ministrave të shëndetësisë së Kosovës dhe Serbisë, Arben Vitia dhe Zlatibor Lonçar rreth pandemisë së koronavirusit.

“Të punojmë së bashku – përtej dallimeve – për të shpëtuar jetë në Kosovë dhe Serbi! Kjo është mënyra për të ecur përpara në rajon. Urime ministrave të Shëndetësisë dhe Qeverisë Italiane për lehtësimin e kontakteve të tyre”, ka shkuar Zyra e BE-së në llogarinë e vet zyrtare në “Facebook”.

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka komunikuar me anë të një videoje me homologun e tij nga Serbia, Zlatibor Lonçar. Kjo video konferencë ishte organizuar para dy ditësh nga qeveria italiane.

Loncari dhe Vitia kanë diskutuar  për masat e nevojshme për të luftuar pandeminë dhe gjatë bisedimeve, të cilat morën pjesë përfaqësuesit e KFOR-it, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për të luftuar në mënyrë efektive pandeminë, transmeton Klan Kosova.

Ambasadorët e ShBA-së në Prishtinë dhe Beograd Philip Kosnett dhe Anthony Godfrey gjithashtu kanë mirëpritur bisedën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Japonisë Shinzo Abe, deklaroi ditën e sotme gjatë…