Mbi 3.2 milionë të infektuar e rreth 230 000 të vdekur nga Covid-19

30 prill 2020 | 08:39

Bota vijon të jetë nën pushtetin e koronavirusit që akoma nuk dihet se kur do ta ketë fundin. Deri më tani në botë numri i rasteve të prekur me koronavirus është 3 220 969 raste, ndërkohë që numri i viktimave ka kapur shifrën 228 251. Nga ana tjetër, sa u takon të shëruarve, janë 1 001 933 persona që kanë fituar betejën me Covid-19.

Vendin e parë me rastet me koronavirus e mban ShBA-ja me 1 064 572 të tilla, Spanja me 236 899, Italia me 203 591, Franca 166 420, Gjermania 161 539 dhe Britania e Madhe 165 221.

ShBA-ja kryeson edhe në listën e zezë të viktimave me 61 669 vdekje, Italia është e dyta me 27 682, ndërsa në vend të tretë tashmë për numrin viktimave nga koronavirusi ka kaluar Britania e Madhe me 26 097. Ndërsa vendi i origjinës, Kina, qëndron në vendin e 10 për sa i përket numrit të rasteve të konfirmuara me koronavirus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilltari i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Adil Behramaj, ka…