Torino kërkon Vojvodën dhe Ismajlin
10 maj 2020
| 18:54
Torino po vëzhgon mbrojtësin e krahut të Kosovës, Mërgim Vojvoda, i cili aktivizohet në Belgjikë me Standart Liezhin.
Media italiane “Tuttosport” shkruan se klubi i Serisë A do të nisë negociatat gjatë verës porsa të përfundojë ky sezon futbollistik.
Nga ana tjetër, Torino po ndjek dhe mbrojtësin e Shqipërisë dhe Hajduk Splitit, Ardian Ismajlin.
Vojvoda spikati me Kosovën gjatë ndeshjeve të Ligës së Kombeve dhe eliminatoreve të EURO 2020-ës.



