Conte lavderon Kanten

12 maj 2020 | 13:07

Trajneri italian i Interit, Antonio Conte, e ka vlerësuar lartë mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante.

Ai ka thënë se Kante është një prej lojtarëve më të mirë me të cilët ka punuar në karrierën e tij si trajner.

“Në mendimin tim, ai mund të luajë në çdo pozitë në mesfushë. Po flasim për një lojtar të jashtëzakonshëm, një top lojtar. Është i jashtëzakonshëm me dhe pa top. Kur e ke N’Golon në skuadër, mund të mendosh se po luan me një lojtar më tepër në fushë. Mund të shohësh buzëqeshje në fytyrën e tij çdo ditë. Është djalë shumë pozitiv. Është një nga lojtarët më të mirë me të cilët kam punuar në karrierën time si trajner”, ka thënë Conte për “Sky Sports”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Miliarderi amerikan George Soros parashikon se pandemia e koronavirusit mund…