Në moshën 31 vjeçe vdes princesha e Austrisë
15 maj 2020
| 08:25
Princesha austriake Maria Galitzine, 31 vjeç, vdiq papritmas nga aneurizmi i papritur kardiak, duke lënë pas burrin dhe djalin dyvjeçar.
31-vjeçarja, pasardhëse e Perandorit Karl të Austrisë, po jetonte në Houston të Teksasit, me partnerin e saj, kuzhinierin Rishi Singh kur vdiq.
Ajo pësoi një ‘aneurizëm’ fatal kardiak, pra fryrje të një ene gjaku në zemër më 4 maj, vetëm gjashtë ditë para ditëlindjes së 32-të.
Lajmi tragjik u konfirmua nga The Houston Chronicle të mërkurën.
Në njoftim thuhet: “Maria jonë ndërroi jetë në mëngjes në Houston të hënën, 4 maj 2020, nga një aneurizëm i papritur kardiak”, shkruan lajmi.net.
Ajo lindi më 1988 në Luksemburg dhe ishte e bija e Princit Piotr Galitzine, një aristokrat rus dhe princeshës Maria Anna.



