Rusia, mbi 300 000 të infektuar me virusin Korona

20 maj 2020 | 10:00

Gjatë 24 orëve të kaluara Rusia i raportoi 8 764 raste të reja të koronavirusit. Kjo ishte shifra më e ulët që nga 2 maji. Pas publikimit të numrit të ri, shifra e përgjithshme e personave të infektuar me Covid-19 në Rusi shkoi në 308 705 persona. Rusia është e dyta në botë në këtë aspekt, pas Shteteve të Bashkuara.

Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan 135 të vdekur dhe shifra e përgjithshme e viktimave në shtetin me sipërfaqen më të madhe në botë shkoi në 2 972, shkruan “Reuters”, transmeton Express.

Pavarësisht prej rasteve të reja, Rusia mbetet me shkallë të ulët të vdekshmërisë në krahasim me numrin e të infektuarve dhe në krahasim me disa vende evropiane, si Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Spanja.

Qeveria ruse ka filluar t’i largojë masat e izolimit me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tajlanda do ta fillojë testimin e vaksinës mRNA te majmunët…