Osmani takohet me ambasadorin norvegjez, bisedojnë për zhvillimet politike në Kosovë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë, Jens Erik Grondahl.
Në këtë takim, Osmani e ka njoftuar ambasadorin norvegjez për aktivitetet aktuale të Kuvendit si dhe zhvillimet politike në vend.
Kryetarja Osmani ka thënë se komisionet parlamentare janë duke punuar me kapacitet të plotë, teksa ka bërë me dije se me të njëjtin ritëm do të funksionojë edhe Kuvendi i Kosovës, i cili seancën e radhës do ta ketë më 4 qershor.
Më tutje, ajo e ka falënderuar ambasadorin Grondahl për ndihmën e shtetit norvegjez dhënë Kosovës në menaxhimin e pandemisë Covid-19 si dhe për ndihmën e paralajmëruar socio-ekonomike për menaxhimin e pasojave të shkaktuara nga pandemia.
Gjithashtu, në këtë takim kryetarja Osmani a ka uruar ambasadorin Grondahl për Ditën e Kushtetutës së shtetit norvegjez, e cila është shënuar ditë më parë.(L.G/ Epoka e re)



