Opozita thërret në interpelancë Edi Ramën për Teatrin Kombëtar

20 maj 2020 | 15:35

Deputetja Rudina Hajdari dhe deputeti Ralf Gjoni e kanë thirrur në interpelancë kryeministrin Edi Rama për çështjen e Teatrit Kombëtar.

Mësohet se kjo seancë do të zhvillohet javën e ardhshme, e cila do të jetë e fundit në sallë pa praninë e mediave, ndërsa më pas do të rikthehet normaliteti, shkruan “A2 CNN”.

Godina e Teatrit Kombëtar në Tiranë është shembur në orët e para të së dielës, duke ngjallur reagime të shumta dhe protesta nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e cila është mbështetur edhe nga opozita, si dhe presidenti Ilir Meta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni i Pavarur për Media (KPM) i është drejtuar me…