Zyra e BE-së në Kosovë: Gjithë të mirat komunitetit mysliman!
24 maj 2020
| 09:01
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Kjo zyrë ka theksuar se liria e fesë dhe aftësia për ta praktikuar besimin është një vlerë thelbësore evropiane që Bashkimi Evropian e mbështetë me vendosmëri për njerëzit e të gjitha besimeve.
“Urime komunitetit mysliman të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit!
Liria e fesë dhe aftësia për ta praktikuar besimin është një vlerë thelbësore evropiane që Bashkimi Evropian e mbështetë me vendosmëri për njerëzit e të gjitha besimeve.
Kështu, për festën e Fitër Bajramit, ne i dëshirojmë të gjitha të mirat komunitetit mysliman në Kosovë”.



