Latifi: Kryeministri Kurti me shpërndarje të bakllavës na i kujtoi sulltanët
Publicisti Blerim Latifi ka rrëfyer për origjinën e shpërndarjes së bakllavës nga një politikan duke kontestuar kësisoj origjinalitetin e veprimit të djeshëm të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Kurti dje shpërndante bakllavë për punëtorët e qeverisë dhe për dy policë të Policisë së Kosovës në fotografitë e shpërndara në rrjete sociale.
Latifi është marrë me origjinën e praktikës së shpërndarjes së bakllavës. Ai pretendon se një gjë e tillë nisi nga Sulltan Mehmeti II. Më tej, ai shton se bakllava nuk ka origjinë turke, por armene.
Statusi i plotë:
Turqit e kanë marrë prej armenëve bakllavën. Vetë origjina e fjalës e tregon këtë: bakh halva, që d.m.th ëmbëlsirë festive. Kur armenët u pushtuan nga osmanët, këta e përvetësuan edhe kuzhinën armene. Ishte Sulltan Mehmeti II ai i cili e vendosi praktikën e “mbretit që u shpërndan bakllavë vartësve të tij”, praktikë të cilën na e kujtoj së fundi kryeministri Kurti me gjestin e tij të shpërndarjes së bakllavës për policët që e ruanin.



