12 të shëruar nga koronavirusi të shtunën, gjashtë raste të reja

30 maj 2020 | 21:01

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot janë testuar gjithsej 220 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren dhe nga to janë konfirmuar gjashtë raste të reja me Covid-19.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: Komuna e Vushtrrisë 5 raste (sipas vendbanimit: 5 raste Stanovc) dhe 1 rast me vendbanim në Llazarevë-Obiliq.

Po ashtu sipas IKSHPK-së sot janë shëruar edhe dymbëdhjetë pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani është gjithsej 841.

Nga data 8 shkurt deri më 30 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 14.855 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.070 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

(A. M / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka kundërshtuar aktgjykimin…