88-vjeçari humbi betejën me Covid-19 në Shqipëri

01 qershor 2020 | 22:27

Një pacient 88-vjeçar nga Tirana ka ndërruar jetë sot në spitalin Infektiv. Referuar shërbimit infektiv, shkaku i humbjes së jetës ishte si pasojë e arrestit kardiak nga insuficienca kardio-respiratore.

“I moshuari ishte bartës i COVID19, por asimtomatik për sëmundjen. 88 vjeçari vuante nga insuficienca renale kronike, stadi I katërt, diabet, hipertension, anemi grave”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë. (V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) përmes një…