Veliu: Miqësia dhe besnikëria në mes të ShBA-së dhe Kosovës, fryt i vizionit perëndimor

07 qershor 2020 | 12:02

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka reaguar pas zhbllokimit të fondeve në MMC-ja për Kosovën.

Me këtë rast, ai ka publikuar një fotografi me emisarin special të presidentit amerikan, Donald Trump, Richard Grenell për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se miqësia e Kosovës me ShBA-në është fryt i vizionit properëndimor të vendit tonë, raporton “Epoka e re”.

“Miqësia, besnikëria dhe bashkëveprimi i ndërsjellë mes ShBA-ve dhe Kosovës, fryt i vizionit perëndimor euroatlantik, rezulton në veprime dhe projekte konkrete.
Dje MCC ka zhbllokuar fondin prej mbi 200 milionë dollarësh menjëherë pasi që Qeveria e Kosovës largoi pengesat për vazhdimin e dialogut”, ka shkruar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/AgimVeliu/photos/a.734363766710647/1671019269711754/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Roma po vazhdon të përcjell dy lojtarët e Napolit, Elseid…