Respektojini rekomandimet ose do të detyrohemi të ndërmarrim masa shumë rigoroze

08 qershor 2020 | 09:14

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka bërë thirrje qytetarëve të vendit të respektojnë rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së në mënyrë që të ruajnë shëndetin e njëri-tjetrit dhe të mos detyrohen të ndërmarrin masa tejet rigoroze që nuk janë parë deri tani.

Ramadani ka thënë se statistikat aktuale ku pati rritje të rasteve me koronavirus janë në kuadër të projeksioneve të plota të IKSHPK-së, që sipas tij, ka paralajmëruar se nëse me lehtësimin e masave dhe hapjen e ekonomisë nuk respektohet rekomandimet atëherë do të ketë rritje të numrit të të infektuarve.

Ai ka thënë se rritja e numrit të rasteve është për shkak të festës së Bajramit, hapjes së plotë të ekonomisë e mos respektimit të masave parandaluese, dalja e qytetarëve në kafene, ndërsa theksoi se gastronomia nuk po i përmbahet rekomandimeve për të cilat ka premtuar se do t’i respektojë.

“Kryetari i Prishtinës me vend ka mbyllur tri çerdhet…”, ka thën Ramadani në RTV Dukagjini, duke shtuar se do të mbyllen të gjitha nuk i përmbahen rekomandimeve.

Ai paralajmëroi se nëse brenda katër-pesë dite nuk ka përmirësim të situatës dhe nuk fillohet të respektohen rekomandimet atëherë IKSHPK-ja do të detyrohet të merr masa tehet rigoroze, që nuk janë parë deri më tani.

“Vendosini maskat, mbajeni higjienën dhe distancën dhe nëse respektohen këto atëherë nuk dot ketë valë tjera të infektimit me koronavirus…”, ka deklaruar drejtori i IKSHPK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Si pjesë e masave të reja lehtësuese pas pandemisë Covid-19…