Një i burgosur rezulton pozitiv me koronavirus në burgun e Pejës

30 qershor 2020 | 19:59

Të mërkurën një i burgosur ka rezultuar pozitiv me koronavirus në burgun e Pejës.

I njëjti person kishte qenë i vendosur në dhomë edhe me tre të burgosur tjerë, por të tjerët kishin rezultuar negativ.

Këtë e ka konfirmuar për “Gazetën Insajderi”, zëdhënësi për media në SHKK, Florent Gashi i cili tha se i  burgosuri tashmë është izoluar në një dhomë të vetme dhe është në mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore. “Me 24.06.2020, QP Pejë, pas marrjës së rezultateve të testimit për Covid-19, nje i burgosuri ka rezultuar pozitiv. I burgosuri ka qenë i vendosur në dhomë edhe me tre(03)të burgosur tjerë, mirepo pas marrjës se rezultateve, të tjerët kanë rezultuar negativ. I burgosuri i konfirmuar pozitiv është izoluar në një dhomë të vetme dhe është në mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore”, ka thënë Gashi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 2 mijë e 799 numri i personave…