Haxhi Shala bëhet pjesë e AAK-së

06 korrik 2020 | 14:45

Deputeti Haxhi Shala e ka lënë Nismën Socialdemokrate për t’iu bashkuar AAK-së.

Lajmin e ka bërë me dije lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Postimi i plotë i Haradinajt në FB:

Sot pata nderin që me z. Haxhi Shalën, deputet në Kuvendin e Kosovës, të vendosim të rrugëtojmë së bashku në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës.

Vendosëm që bashkërisht t’i shërbejmë interesave të vendit, në këto kohë të ndjeshme dhe në të gjitha etapat e radhës.

Jam mirënjohës për deputetin Shala, tash kolegë në Aleancë, për angazhimin e tij në proceset e deritashme të rëndësishme për vendin tonë, si dhe për vendimin që së bashku me bashkëpunëtorët e tjerë të vazhdojnë rrugëtimin politik në AAK.

RH

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për…