Rakiqi: Pas konsultimeve me Vuçiqin, do ta marrim vendimin përfundimtar
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se do të shqyrtojnë pjesëmarrjen e mëtejshme në Qeverinë e Kosovës.
Sipas tij, dhuna dhe ndërhyrja e forcave speciale të Kosovës i ka shqetësuar serbët në veri të Kosovës.
Rakiq ka thënë për “RTS” se “ky nuk ishte vetëm sulm brutal por një sulm klasik terrorist në njerëz të paarmatosur serbe dhe se asnjë prej të pranishmëve nuk i dha njësisë ROSU shkak të reagojë në këtë mënyrë”.
“Unë isha përballë qytetarëve, para njësisë speciale ROSU dhe pashë se po fusnin plumba në armë të gjata, bukfalisht ishin të gatshëm të shtinin mbi ne. Ne jemi të shqetësuar, por ata nuk na trembin. Qytetarët janë organizuar vetë mbrëmë, sërish janë barrikadat në veri, do të shohim me presidentin Vuçiq, mbrëmë kemi miratuar iniciativën e Kryesisë dhe do të shqyrtojmë pjesëmarrjen e mëtutjeshme në qeverinë provinciale”, ka thënë Rakiqi.
Më tutje, ai ka thënë se në mëngjes mund të merren vendime më të mençura se në mbrëmje. “Pas konsultimeve të sotme me presidentin do të marrim vendimin përfundimtar”, ka thënë Rakiqi.



