Hoxha: Serbia nuk mund të hyjë në BE pa e njohur Kosovën

27 mars 2018 | 11:31

Ministrja e Integrimit Evropian (MIE), Dhurata Hoxha, ka thënë se Strategjia e re e Bashkimit Evropian (BE) për zgjerim tregon njohjen e Kosovës nga BE, pavarësisht se pesë vendet e saj nuk e kanë njohur shtetin tonë.

Ajo në konferencën “Kosova, Presidenca e Këshillit të BE-së dhe Strategjia e re e Ballkanit Perëndimor – Çka mund të presim!”, ka thënë se Serbisë i është bërë e qartë se dialogu duhet vazhdojë dhe se ajo mund të futet në BE vetëm me njohjen e Kosovës.

Hoxha ka folur edhe për përmbushjen e reformave nga ana e Kosovës që dalin nga kjo strategjia e BE-së.

Ajo ka thënë se është me rendësi të dihet qëndrimi i Bullgarisë dhe Austrisë për këtë strategji si udhëheqëse të BE-së në këtë periudhë.

Më tutje, ajo ka thënë se zbatimi i MSA-së, tregon rrugën e Kosovës drejt integrimit në BE.

Ministrja Hoxha ka thënë se disa nga ligjet që janë të rëndësishme për agjendën evropiane janë në Kuvend dhe se duhet që të miratohen sa më shpejt.

“Forcimi i sundimit të ligjit është diçka e domosdoshme që duhet bërë për të treguar përkushtimin tonë në rrugën e integrimit”, ka deklaruar Hoxha.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eros Grezda ishte nga të paktit futbollistë në ndeshjen miqësore…