Prapashtica përforcon Prishtinën

11 gusht 2020 | 22:47

FC Prishtina ka qenë aktive të martën pasi ka arritur marrëveshje trevjeçare me futbollistin e ri të talentuar, Albin Prapashtica, i cili është nga akademia e 2 Korrikut.

Ish-anëtari i përfaqësueses së Kosovës U17 ka shënuar gol kundër Holandës në kualifikime, si dhe ndaj përfaqësuesve të Irlandës U17. Ndërsa me përfaqësuesen e Kosovës U19 ka shënuar edhe ndaj Anglisë në turne në Itali, si dhe dy gola Maltës. Ka luajtur edhe në kualifikimet e U19 me Kosovën. Së fundi ishte në prova edhe te skuadra e madhe kroate, Dinamo Zagreb.

“Kënaqësi, privilegj dhe nder t’i mbroj ngjyrat e skuadrës më të madhe në vend. Jam mirënjohës për udhëheqjen e klubit që më kërkuan, më besuan dhe më bindën të jem pjesë e projektit të klubit. Jam shumë i bindur se kam zgjedhur adresën e duhur të parë të madhe të zhvillimit tim profesional në karrierën time prej futbollisti. Kam shumë për të mësuar e për t’i dhënë klubit tim të ri, në veçanti ‘Plisave’”, ka thënë Prapashtica për faqen zyrtare të Prishtinës.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Banorët e brezit kufitar me Serbinë do të protestojnë nesër…