Hoti: Situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë

13 gusht 2020 | 14:46

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë me dije se situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se numri i rasteve të infektuara mbetet i lartë, dhe rastet e vdekjeve janë të shumta.

Ai i ka ftuar qytetarët që të vazhdojnë t`i respektojnë masat për parandalimin e përhapjes se koronavirusit.

 

Postimi i plotë i Hotit:

 

Të dashur qytetarë,

Situata epidemiologjike në Kosovë është e rëndë. Numri i rasteve të infektuara mbetet i lartë, rastet e vdekjeve janë të shumta dhe të dhembshme.

Masat kufizuese DUHET të respektohen DETYRIMISHT. Inspektorati dhe policia janë në shërbim 24 orë pa pushim. Mjekët, infermierët dhe stafi mbështetës janë të sfilitur, por në ballë të detyrës dhe në rrezik permanent për jetën e tyre.

Megjithatë, beteja me këtë pandemi nuk fitohet vetëm nga mjekët, infermierët, policia dhe inspektorati. Kjo është betejë e të gjithëve neve, e secilit qytetar.

Duhet vetëdijesim i lartë për të ruajtur shëndetin publik, ndryshe do të përballemi me situatë dëshpëruese.

Duhet të gjejmë kurajo për fëmijët tanë, që duhet të fillojnë mësimin së shpejti, si dhe për prindërit tanë që po vuajnë më së shumti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pako me krahë pule e importuar nga Brazili ka…