Zyrtare: Ajeti prezantohet te Celtic
13 gusht 2020
| 15:36
Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti edhe zyrtarisht ka nënshkruar me skuadrën e Celtic. Ajeti ka firmosur kontratë katër vjeçare me kampionin e Skocisë, kurse gjiganti skocez ka paguar rreth 5 milionë euro për sulmuesin shqiptar.
“Ne jemi të lumtur që kemi sjellë Albianin në Celtic. Është lojtar i jashtëzakonshëm, një reprezentues me kualitetet të vërtetë. E di se është shumë i përkushtuar të bëjë çdo gjë për të sjellë më tepër sukses te tifozët tanë. E kam admiruar për një kohë të gjatë pasi është lojtar shumë inteligjent, me balancë të mirë dhe realizator shumë i mirë. Ne jemi shumë të lumtur që e kemi sjellë atë në Celtic dhe shpresojmë që të ketë karrierë të gjatë dhe të frytshme me ne”, ka thënë trajneri i Celtic, Neil Lennon.