Shkencëtarët zbulojnë tërmetin e çuditshëm “bumerang”
Një tërmet me magnitudë 7.2 ka lëkundur shtëpinë e Rosario Garcia Gonzalez në Baja të Kalifornisë një pasdite pranvere në vitin 2010. Gonzalez, një i moshuar nga komuniteti indigjen Cucapah, më vonë u ka treguar shkencëtarëve se çfarë kishte parë.
Teksa tërmeti kishte çarë sipërfaqen e tokës, lart doli një re pluhuri, si një makinë që ecën me shpejtësi në një rrugë të pashtruar.
Por makina duket se po shkonte në drejtim të gabuar. Tërmetet zakonisht e çajnë sipërfaqen teksa udhëtojnë në një drejtim të vetëm. Por, sipas Gonzalez, reja e pluhurit po kthehej prapa aty ku ishte origjina e lëkundjes, saktësisht drejtimi i kundërt që shkencëtarët prisnin. Rrëfimi i këtij dëshmitari për një tërmet që kthehej mbrapsht i ka bërë shkencëtarët shumë kureshtarë.
Orlando Teran, i cili në atë kohë po punonte për Ph.D e tij në Ensenada Center for Scientific Research and Higher Education, e ka quajtur përshkrimin “spektakolar”. Tani një grup ndërkombëtar shkencëtarësh kanë mundur që të kapin një prej këtyre tërmeteve “bumerang” në detaje, duke dokumentuar lëkundjen që shkon me shpejtësi në një drejtim dhe më pas kthehet mbrapsht nga e njëjta rrugë.