Dy raste me Covid-19 në klubin spanjoll

15 gusht 2020 | 20:44

Real Sociedadi ka bërë të ditur të shtunën se dy lojtarë janë infektuar me virusin Covid-19, nga testet që iu bënë të gjithë skuadrës të premten.

Rastet pozitive me koronavirus po vazhdojnë të shtohen te klubet spanjolle. Real Sociedadi është vetëm klubi i fundit që ka konfirmuar raste me Covid-19.

Përderisa klubi bëri të ditur se dy lojtarë kanë dalë pozitivë në testet që iu bënë lojtarëve, trajnerëve dhe të gjithë stafit të ekipit, ata nuk bënë të ditur se cilët lojtarë dolën pozitivë.

“Lojtarët tashmë janë duke u izoluar në shtëpitë e tyre dhe do të testohen sërish pas disa ditëve”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga klubi spanjoll.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Stephan Lichtsteiner zyrtarizoi tërheqjen nga futbolli tre ditë më parë.…