Ujkani vazhdon bashkëpunimin me Torinon
18 gusht 2020
| 13:24
Portieri i Kosovës në futboll, Samir Ujkani e ka vazhduar bashkëpunimin me skuadrën e Torinos edhe për një vit tjetër.
Klubi italian në faqen zyrtare ka njoftuar se Ujkani do të jetë pjesë e saj deri në qershor të vitit 2021. Është raportuar se ka pranuar të qëndrojë si portier i dytë edhe për një vit te torinezët. Portieri 32-vjeçar te Torino u transferua në shtator të vitit të kaluar dhe vetëm në fund të edicionit që përfundoi javë më parë luajti një ndeshje.



