Sonte në orën 21:00 një minutë heshtje për profesionistët e shëndetësisë

20 gusht 2020 | 11:47

Odat e Profesionistëve Shëndetësor kanë bërë thirrje institucioneve shëndetësore që sonte në orën 21:00 para çdo institucioni shëndetësor të ndizen qirinj në nder të profesionistëve shëndetësorë të cilët humbën jetën nga Covid -19, në mënyrë që ky veprim të shërbejë si mbështetje të profesionistëve shëndetësorë të cilët vazhdojnë luftën kundër Covid-19.

“Njëkohësisht bëhet thirrje edhe për të gjithë popullatën që në orën 21:00 të bashkëngjiten në këtë nderim duke fikur dritat për një minutë heshtje”, thuhet në njoftimin për media.

Kjo iniciativë është bërë me kërkesë të Pleurat Sejdiut, kryetar i Odës së Mjekëve të Kosovës.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Avdullah Hoti është duke marrë pjesë në takimin e…