Filloi finalja PSG – Bayern

23 gusht 2020 | 21:00

Në stadiumin “Estadio da Luz” në Lisbonë të Portugalisë, ka filluar ndeshja finale e Ligës së Kampionëve në mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munchen.

Këto dy skuadra gjigante synojnë trofeun më të rëndësishëm për klube në futboll. Bayern Munchen llogaritët një favorit i lehtë, pasi ka pasur shfaqje të mirë në përballje me Barcelonën e me pas edhe me Lyonin, por PSG-ja ka shumë yje në klub dhe është në kërkim të trofeut të parë në histori.

Bayerni është në kërkim të trofeut të gjashtë dhe në rast të triumfit do të barazohen me Liverpoolin. Ndeshja po drejtohet nga gjyqtari Daniele Orsato (Itali).

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, garën e…