PSG – Bayern, përfundoi pjesa e parë
23 gusht 2020
| 21:49
Ka përfunduar pjesa e parë e finales së Ligës së Kampionëve në mes Paris Saint-Germain dhe Bayern Munchen (0-0), e cila po zhvillohet në stadiumin “Estadio da Luz” në Lisbonë të Portugalisë.
Rastet nuk kanë munguar, por gola të shënuara nuk pati. Neymar dhe Mbappe lëshuan raste të mira për francezët, kurse për gjermanët Lewandowski dhe Gnabry nuk u treguan të saktë në rastet e krijuara.
Dy portierët Navas dhe Neuer ishin në formë të mirë në këtë pjesë të parë, kurse pjesa e dytë pritet të jetë edhe më interesante.
PSG-ja është në kërkim të trofeut të parë në histori, derisa Bayerni është në kërkim të trofeut të gjashtë. Ndeshja po drejtohet nga gjyqtari Daniele Orsato (Itali).
(Epoka e re)



