Kimmich, pas triumfit në Ligën e Kampionëve: Tani mund të vdes i qetë  

24 gusht 2020 | 11:36

Një trofe që i mungonte aq shumë, Joshua Kimmich tani mund të vdesë i qetë. Trofeu i Ligës së Kampionëve është në duart e tij. Gjermani shpërtheu në lot pas përfundimit të ndeshjes duke bërtitur nga gëzimi.

“Është dita më e bukur e karrierës sime. Kur fiton një trofe të tillë me vëllezërit e tu në fushën e lojës, është një ndjesi e papërshkrueshme. Jam shumë i lumtur”, ka thënë mesfushori gjerman që në ndeshjet e fundit luajti mbrojtës i djathtë në vend të francezit Pavar që ishte i dëmtuar.

I pyetur nëse ky ishte trofeu më i rëndësishëm në karrierën e tij, Kimmich ka deklaruar: “Në rang klubesh po. Tani mund të vdes i qetë (qesh). Por sigurisht që nuk dua të ndalem me kaq, pasi dua të fitoj sërish në të ardhmen. Ishte një sezon fantastik nga e gjithë skuadra, fituam gjithçka në një kohë aspak të lehtë.

“Tani do të festojmë dhe më pas do të mendojmë për të ardhmen, mezi po presim të kthehemi në shtëpi me trofeun në duar. Liga e Kampionëve është edhe për tifozët të cilët na kanë mbështetur pa masë gjatë sezonit”, ka deklaruar Kimmich.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festivali “Hardh Fest”, këtë edicion të VI-të vjen me “ONLINE…