Fundjava me çiklizëm në Ferizaj

03 shtator 2020 | 11:55

Në fundjavë, më 5-6 shtator, do të mbahet gara e shumëpritur e Kampionatit të Kosovës në çIklizëm. Çiklistët më të mirë të klubeve për dy ditë do të sjellin në qytetin e Ferizajt adrenalinën e munguar tash e sa kohë të këtyre aktiviteteve shkaku i pandemisë.

Pas insistimit të Federatës së Çiklizmit të Kosovës, më në fund është arritur marrëveshja që Kampionati i Kosovës të zhvillohet. Të shtunën, me fillim nga ora 11:00, do të mbahet gara e kronometrit, në relacionin Ferizaj – Babush i Muhaxherëve – Ferizaj.

Të dielën, nga ora 11:00, mbahet etapa e gjatë 125 km dhe zhvillohet në autostradë, në relacionin Ferizaj-Doganaj-Mazgit-Hani i Elezit. “Federata e Çiklizmit e Kosovës lutë të gjithë qytetarët që në këto intervale ta evitojnë qarkullimin nëpër rrugët e lartëcekura, duke kërkuar mirëkuptimin e tyre dhe bashkëpunimin për një organizim sa më të mirë”, thuhet në njoftimin e FÇK-së.

(V.Z / Epoka e re)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Nehas Sopaj Vallja e vdekjes së verdhë, trilogji, botim autorial,…