Lakersat tërheqin fanellat e Kobe Bryant

19 dhjetor 2017 | 12:50

Asnjëri nga lojtarët e Los Angeles Lakers nuk mund të veshë më fanellat me numrat 8 dhe 24. Skuadra e famshme amerikane e basketbollit ka tërhequr numrat me të cilat Kobe Bryant ka bërë histori.

Në “Staples Center” u zhvillua ceremonia e ngritjes në çati të uniformave. Ish-basketbollisti që u tërhoq një vit më parë, shumë i emocionuar, ka deklaruar: “Uniformat që janë aty sipër më kanë frymëzuar dhe më kanë bërë që të arrij nivele të larta. Punoni shumë dhe ëndrrat tuaja do të bëhen realitet”.

Kobe Bryant ka fituar 5 unaza kampioni me Los Angeles Lakers. Së bashku me Shaquille O’Neal, ka formuar një nga dyshet më të forta dhe më dominuese në historinë e basketbollit.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Më shumë se 200 shishe të medikamentit “Surfaktant” sot janë…