Ngordhin 30 krerë dele nga “gjuha e kaltër” në Kosovë

06 shtator 2020 | 15:37

Përveç pandemisë me Covid-19, Kosova është duke u ballafaquar edhe me sëmundjen e kafshëve  e cila njihet si “gjuha e kaltër”.

Si pasojë e kësaj sëmundje kanë ngordhur 30 krerëve të deleve, ndërsa me raste pozitive vazhdojmë të jenë 15 ferma.

Kështu ka bërë me dije zëdhënësi i Agjencionit të Ushqimit dhe Veterinarisë, Lamir Thaçi.

Thaçi ka theksuar se autoritetet lokale duhet t’i dezinfektojnë fermat e prekura nga sëmundja “gjuha e kaltër”. “Ne i kemi rreth 15 ferma të cilat kanë rezultuar pozitive me ‘gjuhën e kaltër’. Po ashtu, këto ferma janë duke u mbikëqyrë nga inspektorët veterinarë dhe veterinarët e kontraktuar privatë në terren janë duke i kryer mjekimet dhe secila kafshë e cila nuk është shumë me gjendje të rënduar shëndetësore do mjekohet dhe do e kaloj sëmundjen. Po ashtu janë urdhëruar të gjithë fermerët që të kryejnë dezinsektimin dhe masat e mundshme parandaluese duke e ditur se si sëmundje përhapet përmes mushkonjave ‘kolikoidus’”, ka thënë ai për “Ksp”.

Sipas Thaçit, komunat tashmë janë të obliguara që të caktojnë lokacionet për groposjen e kafshëve të cilët mund të ngordhin nga kjo sëmundje. “Tani për tani rastet pozitive kemi në Komunën e Vushtrrisë, Komunën e Shtërpcës dhe disa komuna të tjera që janë brezin kufitar me Maqedoninë, dhe të gjitha janë të monitoruar nga inspektorët dhe numri deri më tani i ngordhjeve është vogël duke e ditur se niveli i ngordhshmërisë që shkakton kjo sëmundje është i lartë , por deri më tani i kemi vetëm rreth 30 krerë dele të raportuara si të ngordhura. Dhe ne po besojmë që me ndryshimin e temperaturave shumë shpejt do e kalojmë sëmundjen”, është shprehur Thaçi. Kujtojmë që sëmundja e kafshëve “gjuha e kaltër”, ka qenë e përhapur në vendin tonë edhe në vitin 2015.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla,…