Ardian Ismajli prezantohet tek Spezia

14 shtator 2020 | 20:44

Futbollisti nga Kosova, Ardian Ismajli, është prezantuar te skuadra e Serie A, Spezia.

Lajmi është konfirmuar edhe nga skuadra italiane në llogarinë e tyre zyrtare në “Facebook”.

“Ardian Ismajli është mbrojtësi i ri i shqiponjës”, thuhet në njoftim. Kosovari, që bart fanellën e Kombëtares së Shqipërisë, së fundi ishte pjesë e Hajdukit të  Splitit në Kroaci. Kurse, më parë ishte pjesë e futbollit kosovar ku luajti te 2 Korriku e Prishtina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka takuar…