Të gjithë rezultojnë negativë ne KF Liria

25 shtator 2020 | 14:13

Ekipi i parë i meshkujve dhe ekipi i femrave i Lirisë së Prizrenit kanë kryer të enjten testet për Covid-19.

Lajmi i mirë është se të gjithë futbollistët si dhe stafi teknik e administrata bashkë me ekipin e femrave, kanë rezultuar negativë. Liria është ndër klubet e pakta të futbollit në Kosovë që ka kryer teste për Covid-19, në edicionin 2020/21.

“Padyshim që është lajm i mirë. Pas kontrollimit mjekësor që kemi bërë në QKMF ditë më parë, dje me ndihmën e QRSHP-së, kryem edhe testet për Covid dhe rezultati është ngazëllues. Të gjithë janë mirë me shëndet. Nuk kemi asnjë të infektuar”, ka thënë kryetari klubit, Qemal Krasniqi, i cili ka falënderuar QKMF për kontrollet mjekësore dhe drejtorin e QRSHP-së në Prizren, Fadil Kryeziu me stafin e tij, për mundësinë e testimeve për Covid-19.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se nuk ka…