11 të vdekur në një lokal në Meksikë

27 shtator 2020 | 23:04

Një masakër në një lokal la 11 persona të vdekur të dielën, thanë autoritetet meksikane, ndërsa vendi lufton me një normë rekord të vrasjeve pavarësisht nga zotimi i qeverisë për të ndaluar dhunën e bandave.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të shtetit qendror meksikan të Guanajuato tha se trupat e shtatë burrave dhe katër grave u gjetën në lokal në orët e para të mëngjesit të së Dielës në qytetin Jaral del Progreso. Një grua tjetër u gjet me lëndime me armë zjarri, thanë autoritetet në një njoftim për shtyp.

Guanajuato, është bërë një skenë e përsëritur e dhunës kriminale në Meksikë, e shkatërruar nga një luftë mes bandës lokale Santa Rosa de Lima dhe kartelit të fuqishëm Jalisco Neë Generation.

Në korrik, personat e armatosur vranë 24 njerëz në një qendër rehabilitimi të drogës në Guanajuato.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbyllur në barazim 2-2, supersfida e javës së dytë…