Kjo është arsyeja e mosekzekutimit të mjeteve për bursa të studentëve për vitin akademik 2019/2020
30 shtator 2020
| 16:02
Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka njoftuar se, mosekzekutimi i mjeteve për një pjesë të përfituesve të bursave (rreth 1 mijë studentë) ka ndodhur për shkak që listat e dorëzuara nga Institucionet e Arsimit të Lartë kanë pasur gabime teknike tek xhirollogaritë e studentëve.
“MASh ka punuar në rregullimin e këtyre xhirollogarive dhe pritet që së shpejti të dorëzohen për alokimin e mjeteve. MASh, gjithashtu bënë të ditur se, shuma e bursës së përfituar pritet që brenda pak ditës të ekzekutohet dhe asnjë student nuk do të mbetet pa përfitimin e mjeteve”.
“MASh gjithashtu ka filluar me procedurat për hapjen e konkursit të bursave për vitin akademik 2020/2021”, është bërë me dije në njoftimin e MASh-it.