Ish-truproja akuzon nënën e Kim Kardashian për abuzim seksual

01 tetor 2020 | 16:07

Nëna e motrave të famshme Jenner-Kardashian, Kris Jenner, po përballet së fundmi me akuzën e abuzimit seksual nga ish-trupoja e saj.

Avokati i Kris i ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e ngritura lidhur me një proces gjyqësor të ngritur kohët e fundit kundër gruas së famshme.

Nga ana tjetër, Marc Mcwilliams, pohon në dokumentet e siguruara nga Us Weekly se ai ishte “subjekt i veprimeve seksuale të padëshiruara”, ndërsa punonte për Jenner dhe Kourtney Kardashian.

Ai është shprehur se rreth muajit Maj 2017 iu ankua punëdhënësit të tij David Shield Security. Ai gjithashtu pretendon të ketë qenë dëshmitar i Jenner duke bërë “komente të turpshme sugjestionues, seksiste, raciste, homofobe dhe ndryshe diskriminuese ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të tij”.

Mcwilliams u pezullua nga puna me Jenner në Shtator 2018, por vazhdoi të ishte boydguard për themeluesen e Poosh, Kourtney Kardashian. “Kris kategorikisht mohon se është sjellë ndonjëherë në mënyrë të papërshtatshme ndaj Marc Mcëilliams. Roja i sigurisë punonte jashtë shtëpisë dhe ai kurrë nuk hyri në shtëpinë e Kris, ” tha avokati Marty Singer për TMZ.

Ish-truproja akuzon nënën e Kim Kardashian për abuzim seksual

Ish-truproja akuzon nënën e Kim Kardashian për abuzim seksual

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i OVLUÇK-së, Hysni Gucati, ka dalë sot në paraqitjen…