Deputeti i LV-së: Pakoja e qeverisë Hoti është plagjiaturë
Deputeti i LV-së, Hajrullah Çeku, ka thënë në emisionin dPt te Fidani në T7, se pakoja emergjente e qeverisë Hoti është kopje e asaj të qeverisë Kurti. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, po gjen arsyetime që të mos vijë në Kuvend.
“Hoti po gjen arsyetime që të mos ballafaqohet me deputetët në Kuvend. E kemi thirrur në interpelancë për nesër. Të them të drejtën nuk presim që të thotë diçka të re përveç atyre që i thotë zakonisht. Ai ka gjetur arsyetime që të mos vijë në Kuvend. Por edhe kur ka qenë në seanca ka qenë anemik dhe nuk ka thënë asgjë të vlefshme. Kur erdhën në qeveri erdhën me pompozitet. Thanë se janë ekspertë, qeveri e ekspertëve. Ekspertë të ekonomisë, shëndetësisë e kështu me radhë. Ky ishte arsyetimi për rrëzim të qeverisë. E para ishte flluska e anti-amerikanizmit që e zbuluan vetë. Për menaxhim të pandemisë mos të flasim. Krahasoni pakot emergjente. Ajo është një kopje e pakos sonë ë rimëkëmbjes e ideuar nga Besnik Bislimi. Një plagjiaturë”, shtoi Ceku.



