Vaksina, e gatshme edhe 8-9 muaj, shëruese vetëm 50 për qind
06 tetor 2020
| 08:38
Helen Rees, hulumtuese në mjekësi, është optimiste se vaksina kundër koronavirusit do të jetë e disponueshme në tremujorin e dytë të vitit 2021.
Rees, e cila bën pjesë në Grupin Këshillimor të OBSh-së për vaksinën kundër Covid-19, pret që vaksina të jetë efektive së paku 50 për qind dhe thekson rëndësinë e shpërndarjes së saj në të gjithë botën. “Nëse keni 60-70 për qind të popullsisë të pavaksinuar, ju vazhdoni të jeni të cenueshëm dhe të keni njerëz të infektuar”, thotë Rees në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.



