Nisma nuk e ndërron Fatmir Limajn
21 tetor 2020
| 08:26
Bekim Brestovci nga Nisma ka deklaruar se nuk e kanë në plan që ta heqin Fatmir Limajn nga pozita e kryetarit edhe pse tani kanë zgjedhjet e brendshme partiake.
“Ne nuk kemi arsye të mendojmë për ndonjë alternativë tjetër dhe i japim me shumë dashamirësi dhe me vullnet të madh prapë rolin e kryetarit, Fatmir Limajt”, ka deklaruar Brestovci.



