Në Samitin e Sofjes do të kemi një plan veprimi për tregun e përbashkët rajonal

22 tetor 2020 | 16:59

“Disa vlerësime tregojnë se integrimi ekonomik rajonal në Ballkanin Perëndimor mund të gjenerojë deri në 2,5 për qind rritje të PBB-së nëse niveli i integrimit arrin nivelin e EFTA dhe nëse arrin nivelin e integrimit që ka BE-ja, mund të gjenerojë 6.7 për qind të rritjes së PBB-së. Prandaj, jam e lumtur që në Samitin e Sofjes më 10 nëntor do të kemi një plan veprimi, udhërrëfyes shumë të mirë drejt tregut të përbashkët rajonal në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Majlinda Bregu, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC), në panelin “Dalja e Ballkanit Perëndimor nga Çrregullimi i Ri” Western Balkans, Emerging from the New Disorder”), në edicionin e 10-të, të Forumit të Sigurisë, i cili është mbajtur online të enjten në Beograd.

Bregu ka theksuar se tregu i përbashkët Rajonal do të vulosë këtë herë jo vetëm domosdoshmërinë e bashkëpunimit rajonal, por edhe një nevojë më të fortë për integrim më të thellë ekonomik të rajonit, duke e harmonizuar atë me rregullat e BE-së për tregun e përbashkët.

“Do të ndjekë ngushtësisht qasjen e katër lirive që drejtojnë tregun e përbashkët të BE-së, ndërtuar në bazë të sukseseve të planit të parë të veprimit të zonës ekonomike rajonale, por gjithashtu do të përqendrohet në investimet digjitale, inovacionin, zinxhirët e prodhimit të BE-së, etj. Ne presim që tregu i përbashkët rajonal të miratohet nga liderët në Sofje”, ka thënë ajo.

Sekretarja e përgjithshme e RCC-së, Majlinda Bregu ishte pjesë e panelit të fokusuar në çështjet kryesore të sigurisë së “ekuilibrit joliberal” në rajon, të ardhmen e procesit të zgjerimit të BE-së dhe mundësitë e bashkëpunimit rajonal në kohën e Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka…