Edhe 169 raste të reja Covid-19 në Kosovë

23 tetor 2020 | 15:13

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) dhe laboratorët privatë me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1,119 mostra të marra nga ShSKUK-ja dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 169 raste pozitive me Covid-19.

Brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me Covid-19.

Numri total i rasteve pozitive është 17, 591 raste nga 85, 042 persona të dyshimtë me ketë virus dhe 659 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14, 979 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,953.

Rastet e fundit pozitive janë nga komuna Prishtinë 71 raste, komuna Pejë 20 raste, komuna Gjilan 16 raste, komuna Podujevë 15 raste, komuna Gjakovë 9 raste, komuna Prizren 8 raste, komuna Fushë Kosovë 6 raste, komuna Obiliq 6 raste, komuna Ferizaj 4 raste, komuna Klinë 4 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste, komuna Suharekë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Lipjan, Shtime dhe Shtërpcë.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi ka pritur të premten në…