Gjobë prej 67-eurosh nëse ngasni automjetin pa drita në Kroaci

29 tetor 2020 | 16:34

Ministria e Brendshme e Kroacisë ka njoftuar se dritat e mesme në automjete janë të detyrueshme në rrugët e vendit gjatë ditës nga 1 nëntori deri më 31 mars, transmeton Anadolu.

“Ndryshimi në Ligjin e Sigurisë së Trafikut përcakton përdorimin e detyrueshëm të dritave të mesme në automjetet motorike gjatë ditës, nga 1 nëntori deri më 31 mars”, tha Ministria e Brendshme.

Drejtuesve të motoçikletave u kërkohet të kenë dritat e tyre të ndezura gjatë ditës gjatë gjithë vitit. Në rast të mosrespektimit të dispozitave ligjore të mësipërme, shoferi do të gjobitet me 300 kuna (40 euro).

Ministria e Brendshme thotë se çiklistët duhet të kenë një dritë të bardhë në pjesën e përparme dhe një dritë të kuqe në pjesën e pasme të biçikletës nga muzgu i parë deri në agimin e plotë, pra natën, dhe në rast të shikimit të zvogëluar.

Në rast të mosrespektimit të kësaj dispozite ligjore, çiklisti do të gjobitet me 500 kuna (67 euro).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar, Enis Bardhi, ka folur në lidhje me përjetimet…