Ronaldo e fton Di Marian në Juventus

06 nëntor 2020 | 16:30

Cristiano Ronaldo e ka ftuar te Juventusi, Angel di Marian, një prej shokëve të tij më të mirë në periudhën e Realit të Madridit, i cili është në skadencë kontrate me PSG-në në qershor 2021 dhe, me sa duket, as argjentinasi dhe as francezët nuk duan që të vazhdojnë më tej bashkëpunimin.

Për këtë arsye, Ronaldo i ka bërë një ftesë sulmuesit anësor argjentinas që t’i bashkohet te “Zonja e Vjetër”.

Sigurisht që edhe kampionët e Italisë mund ta marrin shumë seriozisht këtë mundësi, duke parë se Di Maria do të zbarkonte në Torino me parametër zero dhe nuk kërkon një rrogë stratosferike.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Këshilli Drejtues i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë…